Përplasja ndërmjet Nicolo Zaniolos dhe drejtuesve të Romës ka tejkaluar çdo kornizë të profesionalizmit.
Këmbëngulja e lojtarit për t’u larguar si dhe mospajtueshmëria e romakëve me këtë vendim të tij ka krisur të gjitha marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Në fakt, sot futbollisti u largua nga kryeqyteti për të mbërritur në Spezia, një vendim ky i cili i kombinuar me refuzimin për të veshur fanellën e Romës, tërboi pronarët e klubit.
Në fakt, “La Gazetta dello Sport” raporton se “Giallorossët” kanë vendosur të përjashtojnë Zaniolon nga projekti teknik i tyre. Për sanksionet disiplinore do të vendoset më vonë, por, nga sot e tutje, numri 22 nuk mund të konsiderohet më një element i skuadrës së José Mourinhos.
Për Zaniolon interesim të madh ka shprehur skuadra e Milanit dhe disa klube të Premier Ligës.
/TV Arbëria