Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

Qeveria e Kroacisë ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit kroat, Zoran Millanoviq, në lidhje me Kosovën.

Në reagimin e saj, Qeveria Kroacisë ka theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe shtet i njohur nga Kroacia dhe se deklaratat e presidentit Millanoviq nuk janë qëndrim politik i vendit.

“Sa u përket deklaratave të presidentit për çështjen e Kosovës, Kroacia e ka përcaktuar qartë veten dhe ajo që tha ai nuk është qëndrim politik i vendit. Kosova është shtet i pavarur, shtet i njohur nga Kroacia dhe shtet me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike” – thuhet në postimin e Qeverisë kroate në Twitter.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka kritikuar shtetet perëndimore për përdorim të “standardeve të dyfishta” në politikat ndërkombëtare, duke tërhequr paralele mes shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe aneksimit të Krimesë (nga Rusia).

Ai ka thënë se Rusia mund të përdorë, atë që e ai e quajti “aneksim të Kosovës” nga komuniteti ndërkombëtar si një justifikim për të marrë pjesë të territorit të Ukrainës. /TV Arbëria

Powered by WordPress