SBASHK ia dorëzon të hënën Konjufcës nënshkrimet për Projektligjin për skemat pensionale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka...

Mbillen shelgje afër lumit Silnica, buzë shëtitores “Enver Zymeri” në Vushtrri

  Këtë të shtunë, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Prej sot, biletat e trafikut urban më shtrenjtë

Extra AL PVC

Një biletë e rregullt autobusi, njëdrejtimëshe, do të ketë çmimin 50 centë, apo 10 centë më shtrenjtë se që ka qenë më parë, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës. Plani i ri tarifor u bë i ditur një ditë më parë ndërsa do të implementohet qysh sot.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se ky vendim është marrë në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve.

Riorganizimi i planit të tarifimit ka bërë që të ndryshojnë edhe çmimet e tjera, ku për të gjithë përdoruesit e rregullt, çmimi i biletës mujore nga 14.00 euro do të zbresë në 13.50 euro.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për t’iu përshtatur nevojave të të gjithë qytetarëve, kanë përfshirë në planin tarifor biletat javore dhe ditore shumëpërdorimëshe si në vijim:

• Bileta Ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 0.80€

• Bileta Javore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin 4.00€

Një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 0.50€.

Ndërkaq, kartelat javore dhe mujore mund t’i bleni në pikat e shitjes së Trafikut Urban:

📍 Kioska me logon e Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës së Vjetër (tek “Plepat”),

📍 Kioska me logon e Trafiku Urban, në lagjen Kodra e Diellit, (tek “Banesat e Bardha”).

Bëhet e ditur se biletat ditore 24-orëshe dhe ato me një drejtim, qytetarët mund t’i blejnë si zakonisht në autobus, duke u pajisur me kupon fiskal.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

SBASHK ia dorëzon të hënën Konjufcës nënshkrimet për Projektligjin për skemat pensionale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka...

Ministri libanez: 11 të vrarë dhe më shumë se 100 të plagosur në sulmet e djeshme izraelite

11 persona u vranë dhe 108 të tjerë janë...

Mbillen shelgje afër lumit Silnica, buzë shëtitores “Enver Zymeri” në Vushtrri

  Këtë të shtunë, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka...

Fotografi nga lëvizja e Forcave Rezervë Britanike nëpër Kosovë

Kanali zyrtar në platformën X i Shtabit të Përhershëm...

SBASHK ia dorëzon të hënën Konjufcës nënshkrimet për Projektligjin për skemat pensionale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se të hënën do të dorëzojë në Kuvend nënshkrimet dhe shkresat tjera...

Ministri libanez: 11 të vrarë dhe më shumë se 100 të plagosur në sulmet e djeshme izraelite

11 persona u vranë dhe 108 të tjerë janë plagosur nga sulmet e djeshme izraelite. Kështu ka bërë të ditur Ministri libanez i Shëndetësisë, duke...

Mbillen shelgje afër lumit Silnica, buzë shëtitores “Enver Zymeri” në Vushtrri

  Këtë të shtunë, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se kanë filluar me mbjelljen e shelgjeve afër lumit Silnica ku gjendet edhe shëtitorja...