Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe”

“Nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe”

Kryetari i komunës së Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka reaguar në lidhje me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka shkruar në “Facebook” se tash po këmbëngulet në Asociacion njëetnik dhe dimension territorial.

“Fillimisht ishte decentralizimi mbi baza etnike. Pasuan përgjegjësitë e zgjeruara për komunat me shumicë serbe nga Plani i Ahtisaarit. Pastaj erdhën marrëveshjet e Brukselit që shtuan përgjegjësi në gjyqësor, energjetikë dhe të tjera. Tash po këmbëngulet në Asociacion një-etnik dhe dimension territorial. Serbia nuk do të ndalet, nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka shtuar se për ta lexuar strategjinë e Serbisë, nuk duhet ndonjë profeci e madhe, mjafton të kthehemi pak mbrapa./TV Arbëria