Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kremlini e quan gënjeshtër pretendimin e ish-kryeministrit britanik për kërcënimin me raketa nga Putini

Kremlini e quan gënjeshtër pretendimin e ish-kryeministrit britanik për kërcënimin me raketa nga Putini

Ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin e ka kërcënuar me sulm raketor pak para fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Sipas tij, Putini i tha atij që ‘i duhet vetëm një minutë’.Megjithatë, Kremlini u ka thënë gazetarëve se komentet e Johnsonit janë “një gënjeshtër”.

“Ajo që tha zoti Johnson ishte një gënjeshtër. Ose ishte një gënjeshtër e qëllimshme, por pastaj për çfarë qëllimi? Ose ishte një gënjeshtër e paqëllimshme, për aq sa ai nuk e kuptoi atë që tha presidenti Putin,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se nuk ka pasur “asnjë kërcënim raketash”, shkruan Euronews.

Episodi i parë i dokumentarit me tre pjesë të Boris Johnson do të transmetohet të hënën në mbrëmje në BBC Two. Ish-kreu i qeverisë britanike rrëfen bisedën e tij “shumë të gjatë” dhe “të jashtëzakonshme” me presidentin rus pas vizitës së tij në Kiev në fillim të shkurtit të kaluar.

Në atë kohë, Vladimir Putin vazhdoi të pohonte se nuk kishte ndërmend të pushtonte fqinjin e tij ukrainas, pavarësisht fluksit masiv të ushtarëve rusë në rajonet kufitare.

/TV Arbëria

Powered by WordPress