“Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” kanë publikuar oline Draft-Statutin e hartuar nga ta të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Drafti në fjalë që i ka 18 nene, përgjithësisht është i ngjashëm me atë të mëparshmin që ishte rishfaqur në publik muaj më parë.
Veç se në këtë draftin e ri, Asociacioni është riemërtuar në “Asociacioni i Komunave në të cilat komuniteti serb kosovar është shumicë”.
Sipas dy instituteve, publikimi ka objektivat:
“Të paraqes propozimin për “Asociacionin e Komunave në të cilat komuniteti serb kosovar është shumicë” që është në vijë me sistemin kushtetues dhe ligjor në fuqi; të adresojë dhe inkorporojë pritjet dhe shqetësimet praktike të banorëve të komunave anëtare dhe; të lehtësojë diskutimin publik mbi temën e rëndësisë kombëtare mbi nazën e draft-statutit”.
Ata theksojnë se janë institute që nuk kanë lidhje me qeveritë respektive të shteteve e as nuk janë autorizuar për të bërë këtë propozim.Përfaqësuesi i FES-it sot ishte në një takim në Vetëvendosje, partinë që po e kundërshton më ashpër se të tjerat idenë e një Asociacioni njëetnik të komunave.
Draftin e plotë në gjuhën angleze mund ta lexoni duke klikuar KËTU.