Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që gjatë kësaj jave të mbahen dy seanca plenare.
Deputetët do të mblidhen të mërkurën për të shqyrtuar pikat e përfunduara nga seancat e kaluara, ndërsa të enjten do të mbahet seanca e re plenare, ku do të shqyrtohen një sërë projektligjesh.
Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të hënën.
/TV Arbëria