Greva e protesta ka paralajmëruar Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së.Shkak sipas tyre është diskriminimi i infermierëve nga ShSKUK-ja.
Sipas Sindikatës, për dallim nga mjekët të cilët janë paguar për ditën e lirë me datën tre janar që është konsideruar ditë feste, për infermierët nuk është bërë e njëjta gjë.Protesta sipas Sindikatës do të ndodhë pas shtatë ditëve nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre.
“SHSKUK edhe këtë herë diskriminon infermierët duke paguar për mjekët ditën e lirë të dt. 03.01.2023 si ditë feste, ndërsa për infermierët ndodhë e kundërta, pagesë e rëndomtë si një ditë pune. Ne në asnjë rrethanë nuk jemi që mjekët mos të paguhen, por pse jo edhe infermierët, pse ky diskriminim nga SHSKUK?”, thuhet në njoftim.
/TV Arbëria