Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përmes një reagimi ka thënë se Kosovës nuk i duhet një Asociacion mbi baza etnike që çon drejt ndarjes së Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova ka një Asociacion të komunave dhe ai udhëhiqet nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Basha ka ftuar edhe komunat e tjera serbe ti bashkangjiten këtij Asociacioni. /TV Arbëria
Postimi i plotë:
Kosova e ka Asociacionin e komunave të saj, ku Kryetar është kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu.Jam i bindur që ka vend edhe për komunat me shumicë serbe me iu bashkangjit këtij Asociacioni!
Nëse mendojmë me bashkëjetu me një Republikë, atëherë bashkëjetojmë edhe me një Asociacion.
Përndryshe ndarja e komunave në asociacione të ndryshme paralele mbi baza etnike është prelud për ndarje të Kosovës.