Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti sot do të udhëtoj për në SHBA, raporton TV Arbëria.
Ai ka thënë se do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan.
Hoti, ka treguar se më kë do të takohet gjatë qëndrimit tre ditor në SHBA.
Njoftimi i plotë:
Sot, me disa kolegë deputetë, udhëtoj për Uashington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan — një ngjarje vjetore që mbledh politikanë nga shumë vende të botës.
Gjatë tri ditëve të qëndrimit në Uashington do të takoj kongresistë e senatorë dhe miq e mbështetës të Kosovës nga ShBA-ja dhe vende të ndryshme.