Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar për raportet e Kosovës me Amerikën dhe letrën e ambasadorit Ilir Dugolli.
Tahiri është fokusuar te pjesa e letrës ku thuhet “trajtim nga shteti nikoqir është larg më brutal se mund të perceptohet”.
Ai ka thënë se ky është degradim i raporteve me Amerikën./TV Arbëria
Postimi i plotë:
“Trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet”. Kjo është fotografia e marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës tonë, që sot drejtohet nga Vjosa Osmani e Albin Kurti. Ky është i vetmi tregim që s’kemi besuar e pritur se do ta dëgjojmë ndonjëherë. Por ja që po ndodhë e po shpaloset përpara syve tanë. Degradimi i raporteve me SHBA-të, për Kosovën nënkupton një gjë të vetme: rrugën pa krye në drejtim të gabuar historik, politik e shtetëror. Për këtë gjendje, s’ka koment. Ka vetëm adresë dhe autorë: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.