Milani ka pësuar një tjetër humbje në Serie-A tek sa kësaj radhe është turpëruar para tifozëve të vet në “San Siro” duke u mposhtur me rezultat 5-2.
Tre gola kuqezinjtë i pësuan brenda gjysmë ore lojë, të realizuara nga Defrel, Frattesi dhe Domenico Berardi, ndërsa golin e vetëm në pjesën e parë për vendasit e realizoi Olivier Giroud.
Reagim nga skuadra e Stefano Piolit nuk pati as në pjesën e dytë, por pranun edhe dy gola të tjerë. Lauriente në minutën e 47′ dhe Matheus Henrique shënuan për Sassuolon për ta çuar në pesë numrin e golave, ndërsa një gol tejet të bukur, por pa asnjë vlerë për Milanin e realizoi Divock Origi duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-2.
Milani mbetet në kuotën 38 pikëve, por zbret në vendin e katër, kurse Sassuolo me këtë fitore ka 20 pikë në vendin e 16-të./TV Arbëria