Klubi i futbollit Llapi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin ofensiv, Gentrit Limani.
22-vjeçari është bashkuar me ekipin nga Podujeva në përgatitjet finale para ndeshjes së Kupës dhe edicionit pranveror të Superligës.
Limani është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-21, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Kosovës edhe për grupmoshën U-19.
Karrierën e tij e ka nisur tek kategoritë e reja të Eintracht Frankfurt, kurse ka vijuar me paraqitje tek:
Kickers Offenbach U17 (26 ndeshje, 8 gola, 4 asistime)
VfL Bochum U19 (45 ndeshje, 9 gola, 11 asistime)
Hamburger SV II (52 ndeshje, 4 gola, 10 asistime) dhe së fundmi tek
FC Rot-Ëeiß Koblenz (23 ndeshje, 1 gol, 4 asistime)./TV Arbëria