“M’ke frikësu”, E shohim sa i pastër je”/ Peci përplaset në komente me Qumështoren Drena

Një thirrje e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për...

Siljanovska-Davkova takohet me presidentin Biden

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Haradinaj kujton të rënët në Rogovë të Hasit: Rënia e tyre u bë frymëzim për ne

Extra AL PVC

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar ngjarjet e para 24-viteve në Rogovë të Hasit.

Haradinaj ka kujtuar datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999.

“Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për ecurinë tonë në luftën çlirimtare. Ngjarja e para 24 vjetëve në Rogovë të Hasit, ishte njëra prej ngjarjeve të dhimbshme, por njëkohësisht edhe njëra prej momenteve më të lavdishme të luftës sonë për liri”, ka shkruar Haradinaj./TV Arbëria

Postimi i plotë:

Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për ecurinë tonë në luftën çlirimtare. Ngjarja e para 24 vjetëve në Rogovë të Hasit, ishte njëra prej ngjarjeve të dhimbshme, por njëkohësisht edhe njëra prej momenteve më të lavdishme të luftës sonë për liri.

Ato ditë, u përjetësuan shumë luftëtarë të zotë, shumicën e të cilëve kisha rastin t’i njoh nga vijat e frontit, kishin marrë rrugë drejt kufirit me Shqipërinë e të ktheheshin me armatimin që aq shumë iu duhej luftëtarëve të lirisë.

Përgjithmonë përulemi para veprës së tyre dhe gjithmonë kujtojmë emrat e tyre: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Memë Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli. Në tentim për të strehuar e shpëtuar luftëtarët e plagosur u flijuan dhe rogovasit; Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala.

Rënia e tyre u bë frymëzim për ne që të vazhdonim luftën deri në çlirim. Emrat e tyre janë pjesë e historisë më të re të Kosovës dhe lavdia për ta do të jetë e përjetshme.

spot_img

Të fundit

“M’ke frikësu”, E shohim sa i pastër je”/ Peci përplaset në komente me Qumështoren Drena

Një thirrje e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për...

Siljanovska-Davkova takohet me presidentin Biden

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova...

Osmani thotë se Kosova është 100% në linjë me SHBA-në për ngjarjet në Lindje të Mesme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme...

“M’ke frikësu”, E shohim sa i pastër je”/ Peci përplaset në komente me Qumështoren Drena

Një thirrje e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për bashkatdhetarët, ka qenë “mollë sherri” mes tij dhe kompanisë “Qumështorja Drena”. “Të dashur bashkatdhetarë. Ju ftoj...

Rrjeti i OJQ-ve AVONET: Komuna e Ferizajt nënshkruan kontratë për operatorin ekonomik që ka të dënuar përfaqësuesin e saj për mashtrim

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka shprehur shqetësimin me Komunën e Ferizajt, në lidhje me nënshkrimin e kontratës me operatorin ekonomik që sipas tyre ka...

Siljanovska-Davkova takohet me presidentin Biden

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova gjatë qëndrimit të saj zyrtar në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së...