Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Mallorca mposhtet nga Cadizi, ndeshja e pestë pa gol për Muriqin

Mallorca mposhtet nga Cadizi, ndeshja e pestë pa gol për Muriqin

Skuadra e Cadizit e ka fituar ndeshjen hapëse të ditës së sotme të La Ligas, duke e mposhtur Mallorcan e Vedat Muriqit.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Nuevo Mirandilla”, skuadra e Cadizit e ka mposhtur 2:0 Mallorcan.

Golat e fitores për nikoqirët i shënuan Theo Bongonda (minuta e 10′) dhe Alex Fernandez (minuta e 38′).

Me pikët e reja, Cadizi ngjitet në vendin e 15 në tabelë në kuotën e 19 pikëve, krahas Mallorcas që zë vendin e 10 në tabelë me 25 pikë të arkëtuara.

Po ashtu, kjo ishte ndeshja e pestë me radhë që ylli nga Kosova, Vedat Muriqi nuk ka mundur ta gjejë golin për Mallorcan.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Cadizit.

/TV Arbëria

Powered by WordPress