Xhaferi: Rrini shlirë, punët që i nisëm, këtë vit i kryejmë, Qeveria po na sulmon shumë

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Ata që duan Asociacion duhet të argumentojnë arsyen

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për RTK2 ka thënë se beson se propozimi evropian është bazë e mirë për marrëveshjen me Serbinë dhe se është i gatshëm të bisedojë për marrëveshjet e arritura në Bruksel, por ka thënë se nuk ka marrë ndonjë argument adekuat për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

I pari i ekzekutivit ka thënë se “nuk e sheh të nevojshëm krijimin e Asociacacionit, por se është i gatshëm për diskutime për të drejtat e komuniteteve joshumicë”.

“Jam gati për bisedime për të drejtat e pakicave, të komuniteteve joshumicë, jam gati për këtë. Por duhet ta kuptoni se është shumë e rëndësishme që ata që duan më shumë të drejta sesa u jep plani i Ahtisaarit, e mbajnë barrën e argumentimit – pse u duhen më shumë. Ahtisaari mori çmimin Nobel për Paqe, çfarë do ta plotësonte planin e Ahtisaarit, cilat janë argumentet për të metat e tij. Barra e argumentit duhet të jetë mbi ata që kërkojnë diçka tjetër apo diçka më shumë”, tha Kurti në intervistë, e cila do të transmetohet të dielën në mbrëmje.

Tutje Kurti ka treguar se kur e ka parë propozimin e njohur më parë si ‘franko-gjerman’ dhe ka thënë që nga atëherë kanë negociuar për arritjen e marrëveshjes.

“Të jem plotësisht i qartë, sigurisht edhe i sinqertë, më 9 shtator e kam lexuar atë propozim, por nga ‘iPad’-i i Lajçakut, nuk kam pasur dokument me shkrim. Ishin së bashku me Jens Plotner dhe Emmanuel Bonn, të dërguarit nga Parisi dhe Berlini. Unë menjëherë e kam vërejtur se më në fund kemi një propozim për marrëveshje”, ka shtuar kryeministri Kurti.

Duke folur për kthimin e serbëve në institucione, veçanërisht në polici, Kurti tha se nuk pajtohet me gjendjen e tanishme dhe se nuk dëshiron që serbët në veri të zëvendësohen me shqiptarë.

“Më vjen shumë keq që ata kanë dhënë dorëheqje. Mendoj se dorëheqjet janë të gabuara. Unë në parim nuk përjashtoj askënd për t’u kthyer, por nuk jam kompetentë që të vendosi për kriteret në vend të komisionit profesional. E them qartë, nuk kam ndërmend ta mbush atë vakum me shqiptarë. Nëse serbët kanë dhënë dorëheqje, serbët duhet të jenë në ato pozita dhe i ftoj të gjithë që të aplikojnë”, ka nënvizuar Kurti.

I pyetur për të vlerësuar situatën e sigurisë në Kosovë, shefi i Qeverisë tha se nuk ka hequr dorë nga premtimi i tij parazgjedhor se një nga prioritetet e tij është dialogu i brendshëm me serbët, por se aktualisht nuk ekziston mirëbesimi i nevojshëm. Ai ka paralajmëruar 123 projekte për ndërmarrje të vogla dhe biznese fillestare, prej të cilave 48 janë të destinuara për komunitetin serb.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Pacolli nga Nju Jorku: Një përfaqësues i Kosovës i kërkoi një shteti të mos flasin me mua, do ta zbulojë emrin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe kreu...

Kurti takohet me O’Brien, Kasanof e Lajcak në Nju Jork: Kosova konstruktive, Marrëveshja e Aneksi duhet zbatohen të plota

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësen e...

Xhaferi: Rrini shlirë, punët që i nisëm, këtë vit i kryejmë, Qeveria po na sulmon shumë

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi në...

SHBA mbështet propozimin për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të dy shteteve afrikane

Gjatë takimeve të kësaj jave në Nju Jork, Shtetet...

Pacolli nga Nju Jorku: Një përfaqësues i Kosovës i kërkoi një shteti të mos flasin me mua, do ta zbulojë emrin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron në Nju Jork këtyre ditëve, ka shkruar...

Kurti takohet me O’Brien, Kasanof e Lajcak në Nju Jork: Kosova konstruktive, Marrëveshja e Aneksi duhet zbatohen të plota

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla Schwarz kanë takuar në Nju Jork dy zyrtarët e lartë të SHBA-së,...

Xhaferi: Rrini shlirë, punët që i nisëm, këtë vit i kryejmë, Qeveria po na sulmon shumë

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi në një prononcim për TV Arbëria u shprehë se ka shumë projekte në plan dhe synim...