Tre persona vdiqën dhe të paktën një u zhduk si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm, që shkaktoi përmbytje të mëdha dhe evakuime të shumta në Zelandën e Re, tha të shtunën kryeministri Chris Hipkins.
“Humbja e jetës nënvizon vetëm shkallën e madhe të kësaj ngjarjeje moti dhe sa shpejt u kthye në tragjike.”, tha Hipkins në një konferencë për shtyp pas takimit me shërbimet e urgjencës dhe vëzhgimit të dëmeve në Auckland.
“Është e qartë se duhet të bëhet një punë e madhe pastrimi.”
Ai udhëtoi për në Whenuapai, në veri të Auckland-it, për të vizituar komunitetet e prekura, raportoi të shtunën Radio Zelanda e Re, degë e CNN-it.
“Kjo është një ngjarje e paprecedentë”, shkroi në Twitter kryeministri Hipkins.
Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re u godit keq nga shirat e dendura dhe stuhitë. E premtja ishte dita më e lagësht e qytetit, me rreth 240 mm reshje – e barabartë me shiun e një vere të tërë.
/TV Arbëria