Novak Djokovic e distancoi vetën nga polemikat që përfshinin babanë e tij, për të arritur në finalen e 10-të rekord të Australian Open me një fitore 7-5 6-1 6-2 ndaj amerikanit, Tommy Paul të premten.
Nëntë herë kampioni Djokovic do të përballet me Stefanos Tsitsipas në finalen e së dielës, pasi greku rezervoi finalen e tij të parë në “Melbourne Park” duke mposhtur rusin, Karen Khachanov në gjysmëfinale.
Babai i serbit, Srdjan Djokovic krijoi një shpërqendrim për djalin e tij përpara gjysmëfinales, pasi u shfaq një video që tregonte atë duke pozuar me tifozët duke mbajtur flamuj rusë, të cilët ishin të ndaluar në “Melbourne Park” në fillim të turneut.
Me Srdjan që refuzoi të merrte pjesë në gjysmëfinale nga frika se mos krijonte përçarje të mëtejshme për djalin e tij, Djokovic ishte në një humor të keq në fillim në “Rod Laver Arena” dhe e dorëzoi një epërsi 5-1 në setin e parë, ndërsa Paul i papërmbajtur arriti në 5-5.
Por, Djokovic më pas u rikthye më i fortë duke e fituar ndeshjen në fund.
“Jam vërtet mirënjohës që kam ende mjaft gaz në këmbë për të luajtur në këtë nivel në një nga fushat më të mëdha të tenisit në botë”, tha Djokovic në fushë.
“Unë e di se pa familjen dhe ekipin tim, këto gjëra nuk do të ishin të mundshme”, tha më tej Djokovic.
/TV Arbëria