Si duket kërkimit për trajner po i vjen fundi, pasi që Evertoni është shumë afër që ta gjejë zëvendësimin e Frank Lampard, i cili u shkarkuar këtë të hëne.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano bën të ditur se Evertoni është duke e mbyllur marrëveshjen për emërimin e Sean Dyche si trajner të ri të skuadrës.
Bisedimet janë në fazën finale, kanë mbetur të zgjidhen vetëm disa detaje të vogla sa i përket kontratës, e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2025, raporton KosovaPress.
Sean Dyche e njeh mirë futbollin anglez, pasi në të kaluarën ka drejtuar skuadrat si Burnley dhe Watfort.
Everton are closing in on appointment of Sean Dyche as new head coach to replace Frank Lampard 🚨🔵 #EFC
Discussions at final stages, details now being sorted on the contract valid until June 2025. pic.twitter.com/AoUUdLRBKQ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 27, 2023
/TV Arbëria