Deponohen 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë, policia nis hetimet

Në një bankë në Prishtinë, janë deponuar 700 euro...

Grupi i armatosur irakian ka marrë përsipër sulmin e tretë në Izrael

Rezistenca Islamike në Irak ka marrë përsipër një sulm...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Abdixhiku: Pa penj, infuzione, e dorëza, sistemi ynë shëndetësor është në pikën e thyerjes

Extra AL PVC

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka takuar disa punonjës shëndetësor me të cilët ka biseduar për situatën në të cilën ndodhet ky institucion.

Abdixhiku përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se sistemi shëndetësorë në Kosovës është në “pikën e thyerjes”.

Ai tha se mori konfirmimin edhe nga këta punonjës së gjendja në sistemin e shëndetësisë nuk është e mirë.

“Qeverisë, ndërsa, i kanë tepruar mbi 1.3 milion euro të dedikuara për barna e material bazik gjatë vitit 2022. Tepricë parash kur nuk ka as penj!”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Pa penj, pa infuzione, pa dorëza!

Mëngjesin e së premtes e nisa me punonjës shëndetësorë të cilët ma konfirmuan atë që të gjithë e dimë tashmë; sistemi ynë shëndetësor është në pikën e thyerjes.

Klinika të tëra spitalore janë pa penj, pa dorëza, pa infuzione e pa mjete higjienike bazike. Pacientët, familjarët e tyre, duhet t’i sjellin ato me veti para operimeve e intervenimeve.

Për pacientët me kancer, në përballjen e tyre për jetë, nuk ka barna. Tani, kur kosto e jetës është e papërballueshme, ata duhet t’i blejnë ato vet.

Qeverisë, ndërsa, i kanë tepruar mbi 1.3 milion euro të dedikuara për barna e material bazik gjatë vitit 2022. Tepricë parash kur nuk ka as penj!

Kjo gjendje është thjeshtë e papranueshme.

Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë!

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Deponohen 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë, policia nis hetimet

Në një bankë në Prishtinë, janë deponuar 700 euro...

Luana Vjollca në top formë

Moderatorja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, vetëm në...

Grupi i armatosur irakian ka marrë përsipër sulmin e tretë në Izrael

Rezistenca Islamike në Irak ka marrë përsipër një sulm...

Nëndetësja e re bërthamore e Kinës fundoset gjatë ndërtimit, thotë një zyrtar amerikan

Kjo fotografi satelitore nga Planet Labs shfaq atë që...

Deponohen 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë, policia nis hetimet

Në një bankë në Prishtinë, janë deponuar 700 euro të falsifikuara. Rastin në polici e ka paraqitur një zyrtar i bankës së dëmtuar. “Ankuesi mashkull kosovar,...

Luana Vjollca në top formë

Moderatorja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, vetëm në Instagram numëron mbi dy milionë njerëz. Ajo ndan me ndjekësit postime të ndryshme, ku këtë verë...

Grupi i armatosur irakian ka marrë përsipër sulmin e tretë në Izrael

Rezistenca Islamike në Irak ka marrë përsipër një sulm të tretë ndaj Izraelit, duke thënë se ka lëshuar drone në një objektiv në lartësitë...