Në kuvendin e jashtzakonshëm të FFK-së po vazhdon diskutimi mbi statutin e ri të kësaj federate i cili do të hidhet në votim në përfundim të diskutimeve.
Në fjalën e tij, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, ka thënë se në draft statutin e ri ka një mori shkeljesh që mund të jenë pengesë e licencimit nga ana e Ministrisë së Sportit.
Zymberi ka kërkuar që në hartimin e statutit të ri të përfshihen edhe më shumë klubet e Superligës së Kosovës si dhe ka kërkuar votimi të shtyhet për një muaj në mënyrë që të mënjanohen të gjitha pengesat e mundshme.
/TV Arbëria