Në 33 vjetorin e rënies së dëshmorëve Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, Komuna e Rahovecit ka organizuar homazhe pranë varrezave të tyre.
Homazhet kanë nisur në Celinë e Nagavc, më pas në fshatin Krushë e Madhe, Hoçë e Vogël e Brestoc.
Në demonstratat për Kosovën Republikë, të cilat me shumë sukses i udhëhoqi ideologu i çështjes shqiptare Ukshin Hoti, ranë për të mos vdekur këta 4 dëshmorë dhe u plagosën 19 të tjerë.
Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi ranë dëshmorë në fshatin Brestoc më 27 Janar 1990.
/TV Arbëria