Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Kuvendi i Jashtëzakonshëm do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00.
Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë miratimi i Statutit dhe akteve tjera normative të nevojshme.
Draft-Statuti është hartuar nga muaj prill i vitit të kaluar nga ekipi i përbërë prej tre zyrtarëve të UEFA-s, dy zyrtarëve të FIFA-s dhe nga komisioni i ekspertëve të FFK-së, në harmonizim të plotë me statutet e dy institucioneve të futbollit.
Punimet e Kuvendit të FFK-së do të transmetohen në kanalin zyrtar të FFK-së në Youtube.
/TV Arbëria