Skuadra e Al Nassrit së bashku me Cristiano Ronaldon janë eliminuar nga Super Kupa e Arabisë Saudite.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “King Fahd International”, Al Ittihad e ka eliminuar Al Nassrin nga Super Kupa e Arabisë Saudite, duke e mposhtur me rezultat 3:1.
Superylli portugez, Cristiano Ronaldo luajti deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, por nuk arriti ta shpëtonte skuadrën e tij nga humbja në këtë ndeshje, madje nuk arriti ta gjejë as golin.
Golat për Al Ittihad i shënuan Romarinho (minuta e 15′), Hamdallah (minuta e 43′) dhe Shanqeeti (minuta e 90+4′), kurse golin e nderit për Al Nassrin e shënoi Anderson Talisca në minutën e 67′.
Me këtë fitore, Al Ittihad vazhdon në finale të kësaj gare, ku atje do të përballet me skuadrën e Al Feihas.
Ndërkaq, Ronaldo ende mbetet pa gol në një ndeshje zyrtare.
Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Al Ittihad.