Ka dhënë dorëheqje ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi.
Burime bëjnë të ditur se nesër pritet që bordi i ShSKUK-së ta caktojë ushtruesin e ri të të detyrës.
Ndërkohë, nuk dihen arsyet e dorëheqjes së u.d drejtoreshës së ShSKUK-së.
Ndryshe, Pranvera Zejnullahu-Raçi është emëruar në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në gusht të vitit të kaluar.
/TV Arbëria