Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Të gjitha marrëveshjet e dialogut të zbatohen”, deputetja e PDK-së i reagon Kurtit: “A do me kërku falje?”

“Të gjitha marrëveshjet e dialogut të zbatohen”, deputetja e PDK-së i reagon Kurtit: “A do me kërku falje?”

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi mbrëmë diplomati i BE-së, Miroslav Lajçak, tha se pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, janë pajtuar që të gjitha marrëveshjet e kaluara në dialog duhet të zbatohen.

Kështu u shpreh ai pas një darke pune të zhvilluar në Prishtinë, duke nënkuptuar se edhe ajo e Asociacionit duhet të implementohet, ndonëse për këtë ka pasur kundërshtime të ashpra nga kryeministri Kurti.

Por, Shoshi e ka pyetur Kurtin se a do të kërkojë falje për “qëndrimet dhe ofendimet e tij”.

“Albin, po thojnë që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen”, shkroi ajo në Facebook.

“A don me kërku falje për qendrimet tua e ofendimet? Apo, po e zgjedh me ik nga përgjegjësia”, përfundoi Shoshi.

/TV Arbëria