Skitaret tona, Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj kanë përfunduar garat e tyre sot në disiplinën e sllallomit në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj, EYOF Friuli Venezia Giulia 2023.
Deva dhe Sefaj ishin pafat, pasi që të dyja dolën nga shtegu në lëshimin e parë, si pasojë e kushteve të vështira.
Fatin e njëjtë sikurse Deva e Sefaj e kishin edhe 23 garuese të tjera, pa llogaritur këtu lëshimin e dytë.
Lirika dhe Enxhi do të garojnë përsëri nesër, në disiplinën e sllallomit të madh.
/TV Arbëria