Gjermania synon të dorëzojë 14 tanke kryesore luftarake “Leopard 2”, të modelit A6, nga rezervat e Bundeswehr, në Ukrainë, konfirmoi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit.
“Njoftimi është hapi i parë, me synimin për grumbullimin e shpejtë të dy batalioneve tankesh me tanke ‘Leopard 2’. Qeveria gjermane do të lëshojë licencat e nevojshme”, thuhet në një deklaratë, shkruan ATSh.
Paketa mbështetëse do të përfshijë gjithashtu trajnime, logjistikë dhe municione.
“Ky vendim ndjek linjën tonë të njohur për të mbështetur Ukrainën me të mirën e aftësive tona. Ne po veprojmë ndërkombëtarisht në një mënyrë të koordinuar ngushtë”, theksoi kancelari Olaf Scholz nga Berlini.
/TV Arbëria