Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e...

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rohde: Shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin

Extra AL PVC

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka potencuar se është shumë e rëndësishme që të çohet përpara diskutimi për Asociacionin.

Ai ka potencuar se i vjen mirë që ministri Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar të Asociacionit.

“Jam plotësisht dakord: është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin. Është mirë të dëgjosh se ministri i Kosovës Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar të Asociacionit më 31 janar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Ndryshe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, dje ka konfirmuar diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që pritet të mbahet më datë 31 janar.

Në një përgjigje për KosovaPress, Ambasada ka treguar qëllimin e këtij diskutimi, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse ka një ftesë për kryeministrin e Kosovës, njëherit kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pavarësisht se është thënë që ka ftuar liderë politikë.

“Më 31 janar, Ambasada e Amerikës do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kemi ftuar drejtues të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme”, është thënë në përgjigjen e Ambasadës amerikane.

Ndërkohë, përveç ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është mësuar se edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pranuar një ftesë të tillë.

Ditë më parë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për refuzimin e Kurtit për të themeluar Asociacionin, ka thënë se “një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar”.

Ambasada amerikane ka thënë se diskutimi i 31 janarit është në përputhje me angazhimet e tyre dhe në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për angazhimin rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”, ka përfunduar përgjigja e Ambasadës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Efi Dhedhes me elegancën e saj merr gjithë vëmendjen me fotot e fundit

Efi Dhedhes ka mahnitur me disa fotografi të fundit...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me...

Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e...

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar...

Efi Dhedhes me elegancën e saj merr gjithë vëmendjen me fotot e fundit

Efi Dhedhes ka mahnitur me disa fotografi të fundit të publikuara në Instagram. Ish banorja e Big Brother VIP Albania, është shfaqur tejet elegante duke...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, ndërsa priten vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë...

Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për krijimin e një shteti Bektashi brenda territorit të Shqipërisë. Kryegjyshata...