Chris Hipkins të mërkurën është betuar si kryeministri i 41-të i Zelandës së Re.
44-vjeçari është emëruar zyrtarisht, një javë pas dorëheqjes Jacinda Ardernit.
Jacinda Ardern, 42-vjeçare është shprehur se nuk ka fuqi të rikandidojë dhe se nuk mund të vijojë udhëheqjen, pasi siç ka theksuar ajo, i kanë shteruar energjitë.
Guvernatorja e përgjithshme e vendit, Cindy Kiro ka pranuar dorëheqjen e saj zyrtare të mërkurën, shkruan BBC.
Në grupin parlamentar të Partisë Laburiste gjatë fundjavës, Hipkins ka marrë mbështetje unanime për të udhëhequr vendin dhe tani përballet me detyrën e vështirë për të mbajtur pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme, që do të mbahen në tetor.
/TV Arbëria