Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, në emisionin “Java”, ka rrëfyer momentet e rënies së nipit të tij, Luan Haradinaj, i cili ra dëshmor gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
Brahimaj ka kujtuar atë ditë si një nga momentet më të rënda, duke theksuar se humbja e Luan Haradinajt ishte një goditje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë vendin.
“Ajo ditë ka qenë e rëndë. Ishte një goditje jo vetëm për UÇK-në, por edhe për tërë Kosovën”, ka thënë Brahimaj në emisionin “Java” në Kanal 10. /Gazeta10/