Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryepeshkopi i Kosovës drejton Meshën e Flamurit në Elbasan, përcjell mesazh për politikanët: “Të qëndrojnë larg fesë”

Kryepeshkopi i Kosovës drejton Meshën e Flamurit në Elbasan, përcjell mesazh për politikanët: “Të qëndrojnë larg fesë”

Në Kishën Ortodokse Shqiptare “Shën Kozmai”, në Kalanë e Elbasanit, është mbajtur Mesha e Flamurit me rastin e 28 Nëntorit, e drejtuar nga Kryepeshkopi i Kosovës.

Në një atmosferë solemne, me pjesëmarrje të gjerë të besimtarëve nga Elbasani dhe trevat përreth, mesha u zhvillua në shenjë feste, lutjeje dhe uniteti kombëtar.

Gjatë predikimit të tij, Kryepeshkopi përcolli një mesazh për politikanët, duke u bërë thirrje që të qëndrojnë larg fesë dhe të mos i përdorin klerikët për qëllime politike.

Ai theksoi se Kisha duhet të mbetet shtëpi e lutjes, paqes dhe shpirtit, e jo të shndërrohet në arenë për interesa partiake.

POSTIMI I PLOTË

Kryepeshkopi i Kosovës Drejtoi Meshën e Flamurit në Kishën Ortodokse Shqiptare “Shën Kozmai” në Kalanë e Elbasanit Në një atmosferë solemne dhe me pjesëmarrje të gjerë të besimtarëve, Kryepeshkopi i Kosovës drejtoi sot Meshën e Flamurit në Kishën Ortodokse Shqiptare “Shën Kozmai”, në Kalanë e Elbasanit.

Kisha ishte mbushur me besimtarë nga Elbasani dhe trevat përreth, të cilët kishin ardhur për të festuar së bashku Ditën e Flamurit, në lutje dhe në unitet. Në predikimin e tij, Kryepeshkopi dha një mesazh të qartë dhe të fortë për të gjithë: Politikanët të qëndrojnë larg fesë dhe të mos i përdorin klerikët për qëllime politike.

Ai theksoi se Kisha është shtëpia e lutjes, e paqes dhe e shpirtit, dhe jo arenë për fushata apo interesa të ditës. Feja, sipas tij, nuk mund të bëhet mjet në duart e politikës, ndërsa klerikët nuk mund të shndërrohen në zëdhënës të partive.