Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministria e Financave: Shkallën e tatimit në pronë e përcaktojnë komunat

Extra AL PVC

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, sot ka reaguar lidhur me çmimin e rritjes së tatimit në pronë.

MF ka potencuar se tatimi në pronë është tatim, i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.

MFPT, ka bërë të ditur se bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

“Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat. Përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Vlerësimi i përgjithshëm sipas ministrisë, kryhet duke u bazuar në vlerën e tregut me ç’rast Departamenti i Tatimit në Pronë përdor të dhënat si në vijim: kontrata të shitblerjeve për prona rezidenciale (jo më të vjetra se 3 vjet); intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme; anketime të pronarëve të pronave; intervista me zyrtarë bankash në lidhje me vlerat e pronave që përdoren si kolateral; vlera të pronave që janë shpronësuar; të dhëna të qirave; dhe të dhëna nga kompani të ndërtimit.

“Vlen të theksohet se në vitin tatimor 2023 nuk zbatohet zbritja e përgjithshme për tokat, pasi që tanimë kemi hyrë në vitin e 5-të të tatimimit të tokave. Nga ky vit, të gjitha tokat rezidenciale, komerciale, industriale dhe pyjore tatimohen me 100% të vlerës së vlerësuar, për dallim nga viti i kaluar ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20%, ku tokat janë tatimuar me 80% të vlerës së vlerësuar.”, është bërë e ditur tutje nga MF.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës, sot ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimeve të tatimit në pronë, me ç’rast, ka potencuar se autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit...

MOS U MERRNI ME KËTË SPORT SEPSE..

Sipas ekspertëve sporti më i rrezikshëm në botë sa...

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë mbyllur sot, pas reshjeve jashtëzakonisht të mëdha të borës dhe shërbimet e urgjencës po përpiqen...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që koeficientin e pagave do ta rris në 150 nga 110...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cilin thotë se është rritur në mënyrë eksponenciale vitin e fundit të...