Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka nderuar ish-të burgosurit politikë dhe familjet e tyre, duke vlerësuar lart qëndresën, sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë dhe dinjitetin e popullit të Kosovës.
Në këtë përvjetor, Rama theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe përcjelljes së vlerave të sakrificës dhe qëndresës te brezat e rinj.
“30 vjet nga themelimi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, tri dekada kujtese për qëndresën dhe sakrificën e atyre që vuajtën për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë”, shkroi Rama në Facebook.
Ai vlerësoi se liria e sotme është e lidhur ngushtë me sakrificën e të gjithë atyre që përballuan burgosjen dhe vuajtjet për idealet e lirisë.
Postimi i plotë:
30 vjet nga themelimi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, tri dekada kujtese për qëndresën dhe sakrificën e atyre që vuajtën për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë.
Në këtë përvjetor, nderuam të burgosurit politikë dhe familjet e tyre. Liria që gëzojmë sot mban gjurmët e sakrificës së tyre; kujtimi dhe vlerat për të cilat qëndruan duhet t’i përcjellim te brezat që vijnë.