Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Rreth 200 mijë euro dëme, pesë persona arrestohen nga Policia

Rreth 200 mijë euro dëme, pesë persona arrestohen nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Fushë Kosovë, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë pesë persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Sipas njoftimit, personat e arrestuar dyshohet se duke përdorur forcën dhe mjete të forta, kanë depërtuar në lokale afariste, përfshirë fabrika dhe depo, ku kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe financiare.

Në njoftim thuhet se sipas deklarimeve të viktimave, vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 200 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Fushë Kosovë, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të identifikojë dhe arrestoj pesë persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Personat e arrestuar dyshohet se , duke përdorur forcën dhe mjete të forta, dyshohet se kanë depërtuar në lokale afariste, përfshirë fabrika dhe depo, ku kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe financiare. Sipas deklarimeve të viktimave, vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 200 mijë euro.

Në kuadër të hetimeve, në bashkëpunim me Hetimet Rajonale dhe njësitë e specializuara të DPP-së, me urdhëresë të Gjykatës kompetente janë zbatuar masa të veçanta hetimore dhe me

26.11.2026, është realizuar Planin Operativ “Vjedhjet e Rënda”, me ç’rast, me urdhëresë verbale të Gjykatës kompetente, janë kryer kontrolle në pesë (5) lokacione të ndryshme.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar,

-një armë zjarri

-telefona celularë si dhe prova materiale që ndërlidhen me rastet nën hetim.

Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që po kryhen veprimet e mëtejme hetimore dhe procedurale në koordinim me Prokurorinë kompetente.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe mbrojtjen e pronës së qytetarëve.