Në seancën e sotme parlamentare ka pasur një përplasje mes deputetit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmanit, dhe, kryeministrit Albin Kurti.
Rrahmani ka deklaruar se ai i ka besuar Kurtit derisa ky i fundit ka qenë në opozitë, por jo, për atë se çfarë angazhohet Kurti sot.
‘’Unë as që kërkova mirëkuptimin tuaj, dhe tu e marrë parasysh angazhimin tuaj që tu ofroni edhe fëmijëve nën 18 vjeç sterilizimin, janë këto tema që shqetësohem dhe vazhdoj dhe do të vazhdoj në vazhdimësi me diskutu rreth këtyre çështjeve. Kështu që ky diskutim, edhe si kryeministër, unë po të isha pajtu dhe të kisha mëndu si ti, kisha qenë pjesë e VV’së qysh kam qenë. Momentin e kam që s’kemi të përbashkët kurgjo, dhe unë mendoj krejt ndryshe nga çka mendon e vepron ti, por të kam besu çka ke premtu sa ke qenë në opozitë, por jo çka angazhohesh gjatë këtij pushtetit.’’, ka thënë Rrahmani – Kurtit.