Nesër, më 27 nëntor 2026, në Kino ABC në Prishtinë, fillon edicioni i 19-të i Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”, i cili do të zgjasë deri më 29 nëntor.
Ceremonia zyrtare e hapjes do të mbahet në orën 19:00, ndërsa në orën 19:30 do të shfaqet filmi “Dora’s Park”, duke shënuar nisjen e programit filmik të festivalit.
Gjatë tri ditëve të festivalit, publiku do të ketë mundësi të ndjekë filma nga vende të ndryshme, duke sjellë histori, perspektiva dhe krijimtari nga kinematografia vendore dhe ndërkombëtare.
Festivali fton të gjithë dashamirët e filmit që të bëhen pjesë e këtij edicioni dhe të ndajnë së bashku përvojën e artit të shtatë.