Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Betonjerka aksidentohet me një veturë në Lipjan, lëndohen 4 persona

Betonjerka aksidentohet me një veturë në Lipjan, lëndohen 4 persona

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi sot në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Sipas Krasniqit, aksidenti ndodhi ndërmjet një veture dhe një kamioni që bart beton, në segmentin Babush – Lipjan.

“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësiti policor është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes” deklaroi Krasniqi.