Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka riafirmuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave, dinjitetit dhe sigurisë së grave dhe vajzave, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
“Dhuna ndaj grave është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Parandalimi i saj kërkon përkushtim të vazhdueshëm, mbrojtje efektive, qasje në drejtësi dhe mbështetje për të mbijetuarat”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Me fillimin e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit”, Ambasada e Zvicrës ka shprehur mbështetjen për të gjithë ata që angazhohen për ndërtimin e një shoqërie pa dhunë, frikë dhe diskriminim.
“Siguria e çdo gruaje ka rëndësi!”, thuhet në fund të postimit të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.