Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, sonte do të ndriçohet me ngjyrë portokalli ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ky aktivitet synon të shprehë solidaritetin dhe përkushtimin institucional në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për këtë çështje shoqërore.
Ngjyra portokalli simbolizon një të ardhme pa dhunë ndaj grave dhe vajzave.