Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Peci mohon raportimet për rrahje në Kuvendin komunal, akuzon dy asamblistë të PDK’së për konfliktin

Peci mohon raportimet për rrahje në Kuvendin komunal, akuzon dy asamblistë të PDK’së për konfliktin

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka hedhur poshtë raportimet për incidentin e sotëm që ndodhi në Kuvendin komunal, duke thënë se ‘’pretendimet për rrahje janë plotësisht të pavërteta’’.

Peci, ka akuzuar dy asambleistet e PDK-së për incidentin, duke thënë se konflikti verbal filloi nga këta dy të fundit, në drejtim të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.

Postimi i plotë:

SQARIM PËR OPINIONIN!

Njoftojmë qytetarët e Mitrovicës se pretendimet për gjoja rrahje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës janë plotësisht të pavërteta, për çka ekzistojnë dëshmi me video-incizime.

Konflikti verbal fillimisht u nxit nga dy asambleistet e PDK-së, në drejtim të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.

Reagimi erdhi pasi drejtori Asllani rikujtoi keqpërdorimet e bëra gjatë qeverisjes së kaluar, për çka edhe ishte arrestuar ish-drejtori i PDK-së.

NE NUK NDALEMI…

QEVERISJA JONË NUK SHANTAZHOHET, AS ME KËRCËNIME ME GRUSHTA E AS ME NDONJË KËRCËNIM TJETËR.