Byroja e Këshillit të FIFA-s ka vendosur që ta pezullojë Federatën e Futbollit të Sri Lankës (FFSL) me efekt të menjëhershëm për shkak të ndërhyrjes së qeverisë në zgjedhjet e kësaj federate.
Byroja konsideroi se rrethanat në të cilat u zhvilluan zgjedhjet për një Komitet të ri Ekzekutiv të FFSL-së më 14 janar 2023 përbënin ndërhyrje të padrejtë nga një palë e tretë në përputhje me Statutet e FIFA-s.
Për heqjen e pezullimit, FIFA ka përcaktuar kushtet që duhet të plotësohen nga kjo federatë.
Përjashtim zyrtar dhe me shkrim nga ligji aktual kombëtar i sportit që do t’i jepet ligjërisht futbollit FFSL/Sri Lanka për të garantuar njohjen dhe zbatimin e Statutit të FFSL-së të sapo miratuar (22 shtator 2022).
Administrata e FFSL do të jetë plotësisht e ngarkuar me punët e përditshme të FFSL derisa të zgjidhet një Komitet i ri Ekzekutiv i FFSL sepse zgjedhjet e 14 janarit 2023 nuk njihen as nga FIFA dhe as nga FSHF.
Zgjedhjet për një Komitet të ri Ekzekutiv të FFSL-së do të organizohen sipas Statutit të FFSL të miratuar rishtazi (22 shtator 2022), veçanërisht me votim të fshehtë dhe për një mandat katërvjeçar.
/TV Arbëria