Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Deputetja e PDK-së për vërshimet: Komunat e prekura po neglizhohen, rrezik për shpërthim të epidemisë

Deputetja e PDK-së për vërshimet: Komunat e prekura po neglizhohen, rrezik për shpërthim të epidemisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka braktisur komunat e prekura nga vërshimet, e sidomos Komunën e Skenderajt.

Sipas saj, gjendja në ato zona është e rëndë, dhe ka rrezik për shpërthim të ndonjë epidemie.

Musliu ka thënë se ka fshatra që janë tërësisht të shkatërruara.

“Unë fillimisht dua që t’i falënderoj ekipet vullnetare që i kanë dalë në ndihmë qytetit të Skenderajt dhe fshatrave, po edhe të Mitrovicës dhe zonave të prekura nga reshjet e shiut dhe dua t’i përgëzoj udhëheqjet komunale për punën angazhimin dhe aktivizimin që e kanë bërë gjatë këtyre ditëve të vërshimeve. Ndërsa fatkeqësisht institucionet shtetërore i kanë braktisur komunat e vërshuara, komunat të cilat kanë dëme milionëshe. Faleminderit Zotit që nuk kemi dëme në njerëz, përndryshe dëmet materiale janë jashtëzakonisht të mëdha. Në Skenderaj nuk mbahet mend shkatërrim më i madh që nga lufta e fundit në Kosovë. Atje aktualisht gjithçka është jashtë normales, kemi fshatra të tëra të shkatërruara dhe neve na duhet ndihmë e përkrahje”, tha ajo.

Teksa ka folur për vërshimet që ndodhën javën e kaluar, deputetja e PDK-së, thotë se niveli qendror s’ka ndërmarrë asgjë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Madje, thotë se ka rrezik për shpërthim të epidemisë.

“Jam tmerrësisht e indinjuar me neglizhencën që i kanë bërë niveli qendror këtyre krizave, me thekës të veçantë Skenderajt si komunë. Është  e dhimbshme kur kam shkuar në ditën e dytë pasi pushuan reshjet kur fshatra të tërë ishin mbuluar nga balta dhe unë nuk kam parë as një ekip as të FSK-së, as të Kryqit të Kuq, as të ndonjë shtabi emergjent të nivelit qendror dhe jam brengos jashtëzakonisht shumë sepse aty në çdo moment mund të ndizet ndonjë epidemi e cila do të jetë shumë e dëmshme për ata qytetarë”, thotë ajo.

/TV Arbëria

Powered by WordPress