Avni Arifi ka kërkuar hetim parlamentar dhe hetime nga Prokuroria për procedurat e blerjes së armëve dhe municionit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas Arifit, Qeveria Kurti ndryshoi orientimin e mëparshëm për pajisjen e FSK-së ekskluzivisht me armë amerikane.Reklamë
Ai ngriti dyshime për cilësinë e armatimit, duke iu referuar rasteve të lëndimit të ushtarëve.
“A kanë lidhje lëndimet me armët a me municionin? A është ble berllog me pare të shtetit? A ka pasë allashverishe me kontrata?”, shkroi Arifi në Facebook.
Ai kërkoi hetimin e të gjitha procedurave, nga përzgjedhja e furnitorëve deri te testimi dhe pranimi i armatimit