Kushtrim Reshitaj ka reaguar për debatet rreth figurave historike shqiptare dhe përpjekjeve, siç i cilëson ai, për t’i përdhosur heronjtë kombëtarë për shkak të përkatësisë së tyre fetare.
Në shkrimin e tij, Reshitaj përmend Pjetër Bogdanin, të cilin e lidh me kryengritjen shqiptare kundër osmanëve, si dhe figura të tjera historike, përfshirë Ymer Prizrenin, Haxhi Zekën, Sylejman Vokshin, Isa Boletinin, Idriz Seferin dhe Bajram Currin.
Ai thekson se përkatësia fetare nuk duhet të përdoret për të vënë në pikëpyetje kontributin e figurave historike në çështjen kombëtare.
Reshitaj kritikon edhe heshtjen e institucioneve përballë këtyre debateve, duke rikujtuar në fund një thënie të Ibrahim Rugovës:
“Klerikët shqiptarë nuk kufizoheshin vetëm në çështjet fetare, por u përshtateshin nevojave të vendit.”