Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë zonat malore në Shqipëri, duke shkaktuar edhe problematika dhe bllokim të akseve rrugore.
Për shkak të reshjeve të dëborës prej katër ditësh, rruga Peshkopi-Lurë është e bllokuar në Dibër.
Gjithashtu, në rrugën e Arbrit në zonën Qafë Murriz kalohet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë.
Të bllokuar për shkak të dëborës janë edhe akset Shtyllë-Qafa dhe Mashkullore-Panarit në bashkinë Korçë, ku po punohet për rihapjen e tyre, shkruan Rtsh Në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës vijon të ketë tokë të përmbytyr, ku më e qetë situata duket në Lezhë.
230 hektarë tokë bujqësore raportohet të jenë të përmbytura në qarkun e Lezhës, ndërsa të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.
Në Shkodër 1400 ha tokë është e përmbytur, ndërsa prezencë uji ka në 15 banesa të fshatit Obot. Rruga e Obotit vijon të jetë e kalueshme vetëm për mjetet ushtarake.
/TV Arbëria