Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qumështorja Vita publikon rezultatet e analizave për aflatoksinën në qumësht, kundërshton gjetjet e AUV-së

Qumështorja Vita publikon rezultatet e analizave për aflatoksinën në qumësht, kundërshton gjetjet e AUV-së

Qumështorja Vita ka publikuar rezultatet e analizave laboratorike për qumështin Vita 3.2% UHT, duke njoftuar se ato tregojnë nivel të aflatoksinës M1 dukshëm nën kufirin maksimal të lejuar.

Në një njoftim për konsumatorët, kompania ka bërë të ditur se analizat janë kryer në laboratorin Alimenti Omnilab në Bullgari, me metodën HPLC, dhe kanë rezultuar me 0.008 µg/kg aflatoksinë M1.

Sipas kompanisë, kjo vlerë është dukshëm nën kufirin maksimal të lejuar prej 0.050 µg/kg, sipas rregulloreve të Bashkimit Evropian dhe legjislacionit në fuqi në Kosovë.

Vita ka sqaruar se rezultatet i referohen produktit me datë prodhimi 18 korrik 2026 dhe datë skadimi 18 janar 2027.