Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Paraqitet në polici i dyshuari për qasjen në llogarinë bankare të Përparim Ramës, ia shpërndu gjendjen e transaksionet bankare

Paraqitet në polici i dyshuari për qasjen në llogarinë bankare të Përparim Ramës, ia shpërndu gjendjen e transaksionet bankare

Albion Ferati është paraqitur në polici, i shoqëruar nga avokatja e tij, Bedrie Rexhepi, lidhur me dyshimet për qasje në llogarinë bankare të Përparim Ramës.

Ferati është paraqitur para organeve të rendit për t’u intervistuar lidhur me rastin, ndërsa avokatja Bedrie Rexhepi e ka shoqëruar gjatë paraqitjes së tij.

Për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me deklarimin e tij apo veprimet e mëtejshme të organeve të drejtësisë.