Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë- Dyshohet se vrau një burrë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin...

Shumë pozita me “u.d” në ministri, konsiderohen të jashtëligjshme

Në Agjencitë e Departamentet e ndryshme të dikastereve të...

Osmani viziton ‘Vatrën’ në ShBA- Promovoi identitetin tonë kombëtar dhe kauzën për liri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Federatën Pan...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Biden do të emërojë diplomatin David J. Kostelancik për postin e ambasadorit të Shqipërisë

Extra AL PVC

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë diplomatin e karrierës David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.

David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë.

Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai ka gjithashtu dy diploma master nga Kolegji Kombëtar i Luftës, dhe Universiteti i Miçiganit. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë- Dyshohet se vrau një burrë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin...

Shumë pozita me “u.d” në ministri, konsiderohen të jashtëligjshme

Në Agjencitë e Departamentet e ndryshme të dikastereve të...

Osmani viziton ‘Vatrën’ në ShBA- Promovoi identitetin tonë kombëtar dhe kauzën për liri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Federatën Pan...

Abdixhiku: Kurti po i mbron të korruptuarit e qeverisjes së tij, Presidentja reagoi vonë për Martin Berishajn

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po...

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë- Dyshohet se vrau një burrë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mitrovicë. Bëhet fjalë për Valdrin Salihun. Postimi i plotë i Policisë: Kërkesë për...

Shumë pozita me “u.d” në ministri, konsiderohen të jashtëligjshme

Në Agjencitë e Departamentet e ndryshme të dikastereve të Qeverisë, ka pozita të cilat për më shumë se dy vite janë me funksionin e...

Osmani viziton ‘Vatrën’ në ShBA- Promovoi identitetin tonë kombëtar dhe kauzën për liri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Federatën Pan Shqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani tha se e themeluar nga Noli e...