AC Milan po përgatit një ofertë prej 70 milionë eurosh për sulmuesin brazilian të Real Madridit, Endrick, në afatin kalues të janarit, raporton burimi @La_SER.
Sipas raportimit, vendimi tani është tërësisht në duart e lojtarit 20-vjeçar. Agjentët e tij po e nxisin të largohet nga “Santiago Bernabeu”, me qëllim që të gjejë më shumë minuta në fushë.
Nga ana tjetër, trajneri José Mourinho dëshiron që ai të qëndrojë në skuadër .
Endricku ka pasur kohë të kufizuar loje te Reali, çka ka rritur interesimin e klubeve evropiane për shërbimet e tij. Milani, i cili synon të forcojë linjën sulmuese, e sheh brazilianin si një nga objektivat kryesore për dimrin